Lajme nga Kosova

Edhe këshillat e miqve ndërkombëtarë kanë limit, Kosova nuk duhet t’i vonojë proceset integruese

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur rreth marrëdhënies së shtetit tonë me ndërkombëtarët tash kur ka kërkesa për heqje të taksës. Ai ka treguar se çka kërkojnë dhe çka presin ata prej nesh.

“Të fokusohemi në qeverisje të brendshme, në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve, etj., në mënyrë që të mos mbetemi si vendi i vetëm i izoluar. Sot bota do që të na shohë me një qeverisje efektive, efikase, me standard dhe kriter europian”.

“Ata nga ne kërkojnë të jemi të përgjegjshëm në punën tonë – kreativë dhe fleksibilë në kuptimin e angazhimeve që i kemi dhe ato të ardhshme, sepse projekti i Kosovës nuk është projekt vetëm i ne kosovarëve, por edhe investim i SHBA-së dhe NATO-s”.

“Nuk duan që Kosova të ketë një politikë të veçuar nga bota perëndimore dhe nga vullneti i qytetarëve properëndimorë në Kosovë, si dhe duan që të prodhojmë më shumë argumente pozitive që të na ndihmojnë në të ardhmen europiane dhe në NATO”.

“Natyrisht se ka zhgënjime dhe këshilla miqësore, ka pasë edhe mesazhe të drejtpërdrejta të cilat unë si president po i shikoj me seriozitet, por në ndërkohë është duke u zhvilluar edhe një debat i brendshëm që të ndërmerren hapat strategjikë taktiko-elektoralë”.

“Këshillat e tyre ndaj nesh janë shumë miqësore për një vend që ka investuar tash e dy dekada, që i kanë trupat ushtarake në Kosovë dhe që kanë investuar miliarda euro. Por, duhet kuptuar që edhe këshillat e tyre e kanë një limit dhe na kanë thënë shumë hapur se durimi po i humbet, por përsëri na kanë dhënë shanse që të jemi më seriozë dhe më të përgjegjshëm”.

“A mund t’i zhagisim proceset integruese? Po! Gjithashtu mund të vonohemi, por përsëri dua të besoj se do të ketë më tepër përgjegjësi shtetërore”, ka deklaruar mes tjerash Thaçi si i ftuar në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Presidenti u deklarua edhe rreth taksës së vendosur ndaj Serbisë, duke thënë se “ajo është në fuqi, por mallrat serbe janë në Kosovë në gjendje masive”, pasi sipas tij ato po vijnë përmes Maqedonisë dhe shteteve tjera fqinje.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply