Teknologji

Samsung zbulon planin ambicioz me ekranet e smartfonëve

Samsung është duke punuar në një telefon me ekranin perfekt të plotë i cili do të jetë 100% ekran, pa notch, pa korniza pa asnjë prerje.

Sipas shefit të kërkim hulumtimit të ekraneve pranë Samsung, teknologjia do të arrijë në një pikë ku vrima e kamerës do të jetë e padukshme duke mos ndikuar fare në funksionin e kamerës.

Galaxy S10 është telefoni i dytë i kompanisë me ekran “hole-punch” pas Galaxy A8s por Yang thotë se kamera selfie do të vendoset nën ekran dhe jo në formatin Infinity-O. Kompania ende nuk ka dhënë asnjë afat për një telefon të tillë, por Yang tha se mund të jetë plotësisht e arritshme në 2 vitet e ardhshme.

Kompania ka bërë hapa të mëdhenj përpara duke anashkaluar komplet “notch” dhe hyrë në “hole-punch” e më pas tek telefonët me ekrane që palosen.

Kështu një telefon me ekran të plotë pa asnjë prerje është një prej aspiratave më ambicioze të kompanisë. Megjithatë nuk është hera e parë që Samsung ka diskutuar një teknologji të tillë.

Për herë të parë foli në Tetorin e vitit të kaluar dhe objektivi 2 vjeçar në pamje të parë i vështirë mund të bëhet lehtësisht i arritshëm. Por vitet e fundit rrallë herë shohim gjigandin Koreano-Jugor të sjellë i pari inovacione në treg. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply