Lajme nga Kosova

Sipas indikacioneve, Milan Radojiçiq u urdhërua nga pushteti aktual i Serbisë për ta vrarë Oliver Ivanoviqin

22:52, 14 Mars 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Milan Radojiçiq është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Thaçi në Zonën e Debatit ka pohuar se këtë e vërtetojnë të gjitha hetimet e realizuara të sigurisë dhe ka apeluar që kjo vrasje të zbardhet sa më shpejt pasi ka rëndësi jetike për Kosovën, njofton Klan Kosova.

”Kush flet për ndarje? Janë miqtë e Sllobodan Millosheviqit dhe ideatorë e bashkëpunëtorë të tij”.

”Të gjitha instancat e sigurisë së Kosovës çojnë se ai [Milan Radojiçiq] është dorasi i vrasjës së Oliver Ivanoviqit. Është me rëndësi jetike për shtetin e Kosovës që ajo vrasje të zbardhet”.

”Të gjitha pistat çojnë se urdhërdhënës i vrasjes së Oliver Ivanoviqit është pushteti aktual në Serbi dhe bota duhet ta dijë”.

”Në fushata elektorale ndodhin mijëra fotografi dhe nuk e di kush me kë është fotografuar, janë gjëra që ndodhin, mos iu ngarkoni liderëve. Duke qenë përfaqësues politik e kanë takuar dhe është dëm për institucionet që nuk e kanë informuar”.

”E zgjodhën atë, sepse është njeriu më besnik i autoriteteve të Beogradit dhe mban dhunshëm autoritetin e serbëve në Veri”.

“Radojiçiq është armik i Kosovës”.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply