Lajme nga Maqedonia

Besim Dina: Ziadin Sela një ndër më meritorët që gjuha shqipe është zyrtare

Lideri i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar në emisionin Oxygen. Ziadn Sela po diskuton rreth veprimtarisë politike të tij si dhe përvojës në politikë. Ziadin Sela ka bërë thirrje për një politikë të mirëfilltë tek shqiptarët.

Besim Dina ka deklaruar që Ziadin Sela është një ndër më meritorët që gjuha shqipe u bë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Sela e ka sqaruar që i ka venduar kusht Zoran Zaevit që të votojë ligjin e gjuhës shqipe. Ziadin Sela tregoi si ka refuzuar një ligj të vjetër, që nuk do të avansonte gjuhën shqipe, andaj është përpiluar ligji i ri dhe sot shqiptarët gëzojnë avancim në gjuhën shqipe në bazë të institucioneve.

Sela ka deklaruar se si dhe eurokomisioneri Han ka kërkuar që gjuha shqipe të pengohet, por e njëjta është ardhur në zyrtarizim falë Aleancës për Shqiptarët. Të heqësh dorë nga gjuha e nënës është të heqësh dorë nga vetvetja.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply