Sports

FA Cup, Manchester City përmbys Swansean e kalon në gjysmëfinale – Balkanweb.com

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores me përmbysje kundër Swanseat. Djemtë e Guardiolës kanë zhvilluar një ndeshje të madhe pasi e nisën pjesën e dytë me dy gola disavantazh duke arritur në fund edhe fitoren 2-3.

Për vendasit shënoi nga pika e bardhë Matt Grimes në të  20-tën, ndërsa pas nëntë minutash shënoi edhe ylli i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, i cili e çoi skuadrën e tij në pushim me avantazhin e dy golave.

Por City ktheu rezultatin në plesën e dytë. Bernardo Silva shënon i pari në të 69-tën. Nordfelt barazon me autogolin e tij në të 78-tën, ndërsa qershinë mbi tortë e vë Aguero një minutë para përfundimit të lojës së rregullt.  Kundërshtari i Cityt do të mësohet pas shortit.


BalkanWeb

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply