Feja

MOS I HARRONI TË MIRAT E TË TJERËVE MENJËHERË,, POR SILLUNI ME TA PËR HIRË TË SË KALUARËS SË MIRË ME JU

NJË TREGIM PËR VIKEND ..
Thuhet se në një vend ishte një mbret, i cili kishte urdhëruar që ti kultivojnë dhjetë qen të egër, që kur gabon ndonjë nga ministrat e tij ta hedh në mesin e qenëve dhe ta hajnë atë.

Një ditë, një nga ministrat e përkushtuar të tij i dha një mendim të gabuar, dhe mbreti urdhëroi që ta dënojë me hudhje në mesin e qenëve.
Ministri i kërkoi falje duke i thënë se të kam shërbyer 10 vite pa asnjë gabim, pse po më dënon kështu ..?
Më jep pra 10 ditë kohë të lirë para ekzekutimit të lutem ..
Mbreti i dha 10 ditë.

Ministri shkoi te rojtari i qenve dhe i tha, unë dua të shërbej te qenët për 10 ditë. Ai u habit se pse, por ky i tha më lejo dhe të tregoj më vonë.
Ministri filloi të kujdesej për qenët, ti ushqjë dhe të sillet mirë me ta.
Pas 10 ditëve erdhi koha e ekzekutimit, dhe e hodhën ministrin në mesin e qenëve të egër,, por qenët nuk e harruan shërbimin e tij dhe nuk e sulmuan fare.
Mbreti i habitur i tha: Çfarë i ke bërë qenëve, pse nuk po të hanë ty ?
I tha: Të shërbeva 10 vite me përkushtim dhe të gjitha i harrove menjëherë,, kurse këtyre u shërbeva vetëm 10 ditë dhe nuk e harruan .. !!

MOS I HARRONI TË MIRAT E TË TJERËVE MENJËHERË,, POR SILLUNI ME TA PËR HIRË TË SË KALUARËS SË MIRË ME JU …

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply