Lajme nga Maqedonia

Ndihma për fëmijën e tretë, familjeve me të ardhura minimale

LSDM dhe BDI do të takohen të hënën për të finalizuar marrëveshjen rreth reformave sociale. Siç bëhet e ditur, në marrëveshjen e deritanishme partnerët janë marr vesh që nga Ligji për pensionet të hiqet kushte “një ditë përvojë pune”, e cila sipas BDI-së bënte problem kryesisht për pensionistët shqiptar. Ndryshimet parashikojnë që pensioni t’i takojë gjithkujt që mbush mbi 65 vjet e që nuk posedon pronë nga e cila mund të sigurojë të ardhura.

Është arritur marrëveshje e ndërsjellët që të hiqen të gjitha përkufizimet që ishte interesi më i madh i komunitetit të cilin ne e përfaqësojmë. Më nuk ka nevojë për përkufizime sikur të kenë një ditë përvojë pune në mënyrë që të kenë mundësi të marrin pensionin social”.  – theksoi Artan Grubi, Deputet i BDI-së

Me propozimin e ri parashikohet që shtesa për fëmijën e tretë t’i takojë vetëm familjeve të cilat kanë të ardhura nën rrogën minimale dhe jo siç ishte deri tani për të gjithë qytetarët.

Nuk kemi heq dorë nga shtesa për fëmijën e tretë. Në propozim-ligjet që kanë ardhur në parlament qëndron shtesa për fëmijën e tretë, por do e marrin kategoritë më të rrezikuara sociale. Vlerësoj se gjatë debatit do të gjejmë zgjidhje më të mirë”.  – tha Artan Grubi, Deputet i BDI-së

Familjet që kanë të ardhura mbi pagën minimale do të kenë mundësi të shfrytëzojnë vetëm shtesën për mbulimin e harxhimeve shkollore.

Adrian Kerimi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply