Lajme nga Kosova

Policia jep detaje për aksidentin në Vitomiricë – një i vdekur dhe dy të lënduar

14:57, 16 Mars 2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti në Vitomiricë ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën Pejë- Istog më saktësisht në dalje të fshatit, njofton Klan Kosova.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VW’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka  konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”.

“Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në komunikatën e policisë.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply