Feja

Pse ata që nuk besojnë nuk do të shpërblehen, kur në mesin e tyre ka edhe vepërmirë

Dikush mund të pyes, pse jobesimtarët do të jenë përgjithmonë në xhehenem?

“Ah! Sikur t’i shohësh ata kur të ballafaqohen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, mos t’i përgënjeshtronim dokumentet e Zotit tonë dhe të bëheshim besimtarë!”

Jo! Jo! Por atyre iu doli ajo, që më parë e fshihnin, dhe sikur ata të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë.” (En-En’am, 27-28)

Dikush mund të pyes, pse jobesimtarët do të jenë përgjithmonë në xhehenem?

A është e drejtë që për jetën e tyre të shkurtër në këtë botë të dënohen përjetësisht? Ka mjaftë jobesimtarë që nuk bëjnë vepra të këqija, i ndihmojnë të tjerët, nuk vjedhin, nuk vrasin, ashtu siç themi, jetojnë bukur, andaj, pse të ndëshkohen përjetësisht?

Ky ajet, si dhe disa ajete tjera, tregojnë qartë se pse jobesimtarët do të ndëshkohen përjetësisht.

Nëse jobesimtarët në dynja do të jetonin përjetësisht, ata do të ishin jobesimtarë të përjetshëm. Problemi është pse ata janë jobesimtarë, jo pse janë mëkatarë.

Pra, ata që kanë vdekur – nëse do të ringjalleshin, ata përsëri nuk do të besonin, madje do të thoshin se, kjo vetëm ju ka dukur atyre, kinse kanë vdekur! Përsëri, në ringjallje nuk do të besonin. Ja, të tillë janë jobesimtarët, dhe ky është problemi i tyre. Të gjitha veprat e tyre do të shndërrohen në hi, sepse nuk kanë çka të kërkojnë prej Atij, të Cilin e kanë mohuar. Pra, ata janë gënjeshtarë. Dhe nuk ka gënjeshtër më të madhe sesa gënjeshtra për Allahun!

Jobesimtarit i mjafton që është jobesimtar. Edhe nëse nuk ka bërë asnjë vepër të keqe – mjafton që është jobesimtar, sepse gënjen për Allahun, dhe si do të shpëtojë kur gënjen!

Isai (a.s.), një jobesimtari ia ringjalli eshtrat e luanit të ngordhur, në mënyrë që ai jobesimtar të besonte në Zotin e Isait. Kur luani u ngjallë, jobesimtari u frikësua dhe tha: “Unë besoj se ti je i Dërguari i Allahut.” Mirëpo, kur ai përsëri u kthye në formën që ishte më parë, tha se kjo vetëm i ishte dukur ashtu! Atëherë Isai (a.s.), tha: “Unë kam mundur t’i ringjall të vdekurit – me lejen e Allahut –  por nuk kam mundur t’i shëroj të marrët (ahmakët).”

Ja, kështu Allahu i dërgon mesazhet e Tij të fundit.

Do të thotë, nëse jobesimtarët do të jetonin përgjithmonë në këtë botë, ata përgjithmonë do të jenë jobesimtarë, dhe për këtë shkak do të mbeten në xhehenem përgjithmonë.

Hfz. Husein Čajlaković;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply