Lajme nga Shqipëria

Video/ Berisha: Polici i droguar dhunon të moshuarin

TIRANE

Protesta e organizuar sot nga opozita u shoqërua me tensione dhe përplasje të shumta mes protestuesve me forcat e policisë, ku nuk u kursye as gazi lotsjellë dhe bombat zhurmuese. Lidhur me inicidentet e regjistruara sot ish-kryeministri Sali Berisha ndan një  video, në të cilën duket sesi policia dhunon një të moshuar.

Berisha shkruan se narkopolici godet me sprite të moshuarin, ndërsa nuk kursen edhe ta krahasojë me një vrasës.

“Nje video e nje barbarie shtazore!

Shikoni kriminelin si i jep viktimes goditjen e meshires!

Ne video nje i moshuar shtrire nga gazi ne toke, dy persona qe po e ndihmojne, njeri eshte ish deputeti Gent Strazimiri dhe nje narkopolic i droguar qe e godet te shtririn me sprite ne fytyre, si vrases i jep viktimes goditjen e meshires.”, shkruan Berisha.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply