Lajme nga Maqedonia

Ademi: Korrigjuam 22 tekste shkollore, të gjitha gabimet do të evitohen

Shkruan: Elmedina Dervishi

Reagimet e shumta për problemin me përmbatjen skandaloze të shumë teksteve shkollore duket se kanë dhënë rezultatet e para. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, gjatë një interviste për gazetën Lajm, ka njoftuar se pas ndryshimit të Ligjit për tekstet shkollore është hapur rruga për përmirësimin e situatës. Ai ka bërë të ditur se viti shkollor 2018/19 ka filluar me 22 tekste korrigjuara. Më tej, Ademi ka sqaruar edhe problemin me mungesën e disa librave nëpër shkolla dhe ka folur për përpjekjet që po bëhen për të zgjidhur këtë problem.

Intervistën me ministrin Arbër Ademi e ka zhvilluar studentja e Fakultetit të Gazetarisë në UT, Elmedina Dervishi.

-Zoti ministër, pavarësisht shumë paralajmërimeve që janë bërë në të kaluarën, Ministria e Arsimit prej vitesh nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për problemin me përmbajtjen skandaloze të disa teskteve shkollore. Pse vonohet korrigjimi apo tërheqja e këtyre teksteve nga përdorimi. Ju si ministër çfarë keni ndërmarrë në këtë drejtim?

Arbër Ademi: Nuk bëhet fjalë për botime të reja, por bëhet fjalë për botime që më herët janë aprovuar si tekste shkollore dhe tek të cilat, fatkeqësisht ka gabime edhe në aspektin drejtshkrimor, edhe në atë permbajtësor. Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës në muajin shkurt të vitit 2018 kemi ndryshuar Ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, duke hapur mundesinë dhe rrugën që tekstet shkollore tek të cilët konstatohen gabime apo lëshime qoftë në aspektin profesional, metodologjik apo në aspekt të përkthimit, të njejtat të mund të korigjohen. Por, nëse gabimet përbëjnë mbi 30 % të përmbajtjes, në ato raste, teksti shkollor terhiqet nga përdorimi. Pas miratimit te këtyre ndryshimeve ligjore për tekstet shkollore, ne i jemi qasur përmirësimit të situatës, duke anketuar mësimdhenësit dhe duke bërë thirrje publike që ata të japin komente por edhe propozime se si duhet të duket teksti shkollor apo përmbajtja e tij. Në Ligjin e ri për tekstet shkollore, parashikohet formimi i Komisionit dhe nëse e lexoni nenin 14, aty bëhet thirrje publike për personat që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Komisionit. Puna e Komisionit është që t’i shqyrtojnë propozimet dhe të përpilojnë mendime që më pas i dërgohen ministrit. Nëse Komisioni jep mendim se gabimet nuk kalojnë mbi 30% të përmbatjes së tekstit, atëherë i njejti përmisohet dhe ministri sjell vendim dhe lejon perdorimin e tekstit të korrigjuar.

-Meqë thatë se ndryshimi i Ligjit për tekstet shkollore i hap rrugën përmirësimit të gabimeve, a mund të na thoni, a ka filluar ky proces dhe cilat tekste tashmë janë korrigjuar?

Arbër Ademi: Këtë proces ne e kemi ndjekur dhe jemi krenar që vitin shkollor 2018/19, e kemi filluar me 22 tekste korrigjuara. Bëhet fjalë për tesktet si “Matematika” nga klasa parë deri ne klasen e nëntë, “Shkencet Natyrore”, “Biologja” për klasën e shtatë, tetë dhe nëntë, “Kimia” dhe libri i Fizikës për klasën e tetë dhe të nëntë. Në opinion ka debat sa është përmbajtësor procesi i korigjimit. Ministri i Arsimit apo përfaqësuesit tjerë në këtë institucion nuk mund të jetë ekspert të të gjitha lëndëve dhe të konstatojnë a janë në rregull apo jo propozimet dhe ndryshimet në tekstet shkollore, prandaj formohen komisione përkatëse me një profesor nga universiteti, një nga shkolla e mesme dhe një nga shkolla fillore, me së paku 10 vite përvojë pune në lëndën përkatëse. Në opinon flitet se ka pas ndryshime por, se të njejtat janë kozmetike. Por, duhet kuptuar se Ministri i Arsimit vendos në bazë të vlerësimit të Komisionit. Edhe pse në disa rast mund të duken ndryshimet si kozmetike, unë mendoj se të njejtat janë përmbajtësore duke u bazuar në mendimin e Komisionit.
Lidhur me librat e lëndës së Historisë dhe Gjeografisë, dua t’ju sqaroj se kemi lidhur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe kemi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë. Në këto dokumente janë paraparë Komisione ndërshtetërore për rishqytrimin e programeve mësimore. Komisionet po punojnë dhe kur do të kemi produkt final që do të arrijë te komisioni, atëherë do të shohim të gjejmë zgjidhje. Ne synojmë t’i eliminojmë të pavëretetat që krijojnë probleme dhe ndasi sepse vlerësojmë se arsimi nuk duhet të shërbejë për një gjë të tillë.

-Mësimdhënësit dhe nxënësit e shumë shkollave të vendit ankohen për mungesën e librave. Pse ndodh një gjë e tillë dhe a po merren masa për zgjidhjen e problemit?

Arbër Ademi: Dua t’ju sqaroj se mungojnë vetëm tekstet për të cilat ekskluzivitetin e botimit e ka Ministria e Arsimit, kurse procedura përmes shtëpive botuese nuk është problematike. P.sh nëse vizitoni ndonjë shkollë, do të shihni se nxënësit kanë libra të Matematikës, Bilogjisë, Fizikës dhe të tjera. Por, ju mungojnë librat e Gjuhës dhe Letërsisë, Historisë, Gjeografisë. Kjo ndodh, sepse për librat që mungojnë, Ministria e Arsimit prej më herët e ka ekskluzivitetin dhe meqë ministria nuk ka shtypshkronjë për t’i shtypur ato libra. Pra, ne organizojmë furnizim publik për të zgjedhur shtëpi botuese dhe për t’i shtypur librat. Këtë vit tesktet janë vonuar sepse gjatë kohës kur me ministrinë udhëhiqte zonja Deskoska, është bërë një gabim gjatë procedurës së tenderimit dhe me vendim gjykate është anuluar furnizimi i fundit i publik. Procedurën e re për furnizim publik e kemi nisur e prej fillimi dhe jemi nga fundi i procedurës për shtypjen e librave që mungojnë.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply