Lajme nga Maqedonia

Bakteri “MRSA”, rasti i tretë në shkollën Panajot Ginovski

Mëngjesin e sotëm është denoncuar një rast tjetër të një fëmije të prekur me bakterin “MRSA”. Rasti është denoncuar nga vetë prindërit e fëmijës që frekuenton shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butel, Shkup. Ndërkohë ekipet e Inspektoratit Sanitar Shtetëror kanë mbërritur në shkollën fillore Panajot Ginovski për te kryer kontrolle te fëmijët që dyshohen se janë prekur nga bakteri MRSA. Ky është rasti i tretë, brenda pak ditëve, i fëmijëve të prekur nga ky bakter.

Fillimisht rastet me bakterin “MRSA” u gjetën në çerdhen “Borëbardha” në Çair. Autoritetet shëndetësore thonë se periudhën e fundit ky bakter sa vjen e bëhet më i pranishëm, ndërsa ekspertët thonë se nuk është vdekjeprurëse dhe se mund të trajtohet me sukses.

Personat e prekur nga ky bakter duhet të qëndrojnë të izoluar, ndërkaq trajtimi i tyre zgjat nga 7 deri në 10 ditë. Nga Qeveria thanë se nuk ka hapësirë për panik dhe nevojë për mbylljen e ndonjë çerdhe apo shkolle si pasojë e paraqitjes së këtij bakteri.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply