Lajme nga Kosova

Është koha që të kujdesemi për atë që ka mbetur e jona

14:14, 17 Mars 2019

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se historia tregon që shqiptarët u kanë lëshuar troje të tjerëve, mirëpo tani është koha që të kujdesemi për atë që ka mbetur.

Ai këto komente i bëri në një tubim përkujtimor me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi, transmeton Klan Kosova.

“Jemi të bashkuara të gjitha kategoritë e lirisë prej ku buron liria jonë, institucionet e ushtria jonë, më vjen mirë që jemi këtu bashkë si shqiptarë e bashkëkombës”.

“Korisha dhe Kabashi është vend që i bashkon shqiptarët. Kjo histori vazhdoi edhe me luftën e fundit dhe batalioni i kabashit që bashkoi rreth 350 luftëtarë e vazhdoi këtë traditë”.

“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, ne iu kemi lëshuar tokë e hapësirë dhe këtë e thotë historia, por jemi në kohën kur ne duhet të kujdesemi për shtëpinë tonë e për tokën tonë. Ka ardhur koha kur duhet të kujdesemi për atë që ka mbetur e jona, e shqiptarëve”.

“Kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike janë në shtëpinë e vet, por nuk ka më praktika me marrë tokë prej shqiptarëve”.

“Ne kemi rënë dakord që ta realizojmë të drejtën tonë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që të na ndihmojnë që të arrijmë paqen në Ballkan”.

“Nderimi për dëshmorët është i arsyeshëm dhe i respektueshëm. Nuk do të harrojmë që përpos garës brenda nesh jemi në garë edhe me fqinjë që janë grabitqarët”.

klankosova.tv


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply