Lajme nga Maqedonia

Grubi: Qasja Proaktive për publikimin e informatave me karakter publik

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilin kryesoi Kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, mbajti Debat publik me temë: Propozim-ligj për qasje të lirë në informata me karakter publik.

Grubi, theksoi se qëllimi i këtij debate publik ishte që t’i japë mundësi një rrethi më të gjerë të faktorëve shoqërorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që t’i shprehin mendimet e tyre për ligjin dhe në këtë fazë kur ligji është në lexim të dytë në Komisionin për Çështje Evropiane, si trup pune amë të përmirësohet teksti. Informon se Propozim-ligji ka vërejtje nga përfaqësuesit e OSBE-së që propozojnë përmirësime të caktuara të tekstit të ligjit, me ç’rast përmendi: nevojën për shtim të dispozitës se ligji ka të bëjë me organet, të cilët kryesisht punojnë me fonde publike, përjashtimet të harmonizohen me standardet ndërkombëtare dhe të vendoset protokoll që të sigurohet publikimi i informatave që janë me interes publik, me respektim të privatësisë së individëve. Njëkohësisht, e potencon rëndësinë e llojit të tillë të debateve për organizatat civile, si dhe mundësinë që deputetët të intervenojnë me amendamente si e drejtë e tyre demokratike dhe detyrë në interes të së drejtës së qytetarëve.

Në debatin publik fjalim lidhur me temën kishte edhe zëvendësministri i Drejtësisë, z. Oliver Ristovski, i cili theksoi se qasja në informatat me karakter public është parim demkratik dhe e drejtë e të gjithë qytetarëve në demokracitë moderne, që mundëson zhvillim të pushtetit transparent dhe të hapur dhe e përforcon përgjegjësinë e sektorit publik, e çrrënjos korrupsionin dhe e rrit legjitimitetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve te pushteti.

Në debatin morën pjesë: Dançe Daniellovska nga Instituti shoqëri e hapur, Maja Llazarova nga Misioni monitorues-OSBE, German Filkov nga Qendra për komunikime civile dhe Aleksandra Bujaroska nga Shoqata ekologjike e qytetarëve – FRONT. Në diskutimet e tyre u dha konstatim i përbashkët se me ligjin e propozuar do të përmirësohet gjendja me qasjen e lire në informatat me karakter publik, sepse janë futur zgjidhje më të mira nga zgjidhja ligjore paraprake. Në atë kontekst, u theksua se është pozitive që afati për dhënie përgjigje kërkesave të parashtruara për informata me karakter publik tani është zvogëluar në 20 ditë, në vend të zgjidhjes paraprake, kur ishin 30 ditë.

Por, megjithatë, theksoi se nevojitet një qasje proaktive në lidhje me publikimin e informatave nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve dhe organeve që janë të detyruar që t’i japin këto informata, përkatësisht të publikohen numër më i madh i informatave në ueb faqet. Në atë mënyrë, do të zvogëlohen edhe kërkesat dhe do të shkurtohen procedurat administrative. Gjithashtu, u theksua se ky ligj është i rëndësishëm edhe në aspekt të lirive dhe të drejtave të qytetarëve për marrje të informatave me karakter publik, por edhe në aspekt të parandalimit dhe zbulimit të korrupsionit të çfarë lloji në shoqërinë.

Komisioni e vërteton nevojën për miratimin e këtij ligji, që hyn në kuadër të standardeve të nevojshme evropiane për anëtarësimin tonë në BE, edhe është pjesë e kritereve për datë për fillimin e negociatave në Këshillin e ardhshëm të BE-së në qershor të këtij viti.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply