Sports

Panuçi: E mundim Turqinë! Durmishaj? Nuk ka këllqe – Balkanweb.com

Kombëtarja shqiptare nis fushatën eliminatore më 22 mars me sfidën e “Loro Boriçit” ku do të presë Turqinë. Trajneri i Kombëtares, italiani Kristian Panuçi, ka dalë në konferencën e parë zyrtare për Euro 2020, ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij në listën kuqezi dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve:

Çfarë do të shohim ndryshe në këto eliminatore?
Sa i takon qasje, patjetër duhet të ndryshojmë diçka. Por jo mënyrën e lojën, kjo nuk bëhet fjalë. Fatmirësisht kemi rikuperuar disa lojtarë. Ndaj diçka do ta ndrysojmë që nga ndeshja me Turqinë, mund të luajmë 4-3-3 ose 3-5-2, do ta shikojmë.

Jeni i kënaqur me grupin e lojtarëve?
Jam i kënaqur me këta 23 lojtarë, kisha dhe të tjerë, por varet nga forma. Telefonova Cikalleshin, por ai u dëmtua. Kemi Ndojin të dëmtuar, Binaku do të vijë, por nuk e dimë si do jetë se ka një problem muskular. Por jam i kënaqur sepse kemi rikuperuar Ajetin, Abrashin, Grezda më në fund ka nisur të luajë. Nuk do t’i ketë 90 minuta, por do ta shohim. Kemi Qosen, lojtar i ri që e kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë dimrit.

Thatë se do ta vazhdonim ku e lamë me Uellsin?
Ashtu kam thënë, por këtë do ta shohim. Ishte një ndeshje e mirë, por mos harrojmë sesa më shumë e hap skuadrën, kemi probleme.

Çfarë duhet të bëjë më shumë Keidi Bare për të ardhur në Kombëtare?
(Përplaset me gazetarin) Cfarë hyn Keidi Bare këtu, është miku yt?

Lojtarë që kanë minuta apo mënyra se si kërkosh të luash?

Pak nga të gjitha. Ky grup që kam këtu luajnë të gjithë. Kemi pasur 30-40 lojtarë dhe kemi zgjedhur këto. Kaçe ka luajtur këto kohë ndërsa tashmë nuk po luan. Është shumë e rëndësishme që lojtarët të kenë minuta që të luajnë në kombëtare.

Ndeshje pas ndeshje apo kemi strategji tjetër?

Ndeshje pas ndeshje sepse shoh që këtu kanë dal shpesh janë realitetit të futbollit. Nëse do të bëjmë mirë do të dalim të tretët. Nëse do të bëjmë akoma më mirë dalim të dytët. Viti 2016 ka nisur keq për disa lojtarë.

E keni nisur me një fitore në miqësore me Turqinë. Mendoni se do të jeni në gjendje të fitoni prapë?

Fitojmë me Turqinë, mundemi me Kosovën. Ky është shqetësimi im. Se kur djemtë kanë zjarrin ndezur, janë në gjendje të bëjnë shumë mirë. Unë jam i bindur se jemi në gjendje për të fituar ndeshjen. Turqia është një skuadër e fortë, me cilësi të madhe. Kanë ndryshuar trajnerin dhe si skuadër është më e fortë se ne, ndaj ne duhet të jemi më të fortë se ata për t’i mundur. Kam shumë besim te djemtë e mi dhe kërkoj gjithmonë të jem pozitiv.

Si nisemi në këto eleminatore?

Ndeshje pas ndeshje. Këtu kanë dalë jashtë realitetit. Jemi në grupin 4. Nëse bëjmë mirë dalim të tretët, nëse bëjëm diçka special dalim të dytët. Nëse jo, unë iki. Duhet të jeni të qetë dhe të përulur. 2016-ta i ka bërë keq dikujt

Tahiraj dhe Durmishaj?

I kemi parë të gjithë. Do ta shohim për të ardhrmen. Për sa i përket lojtarëve të tjerë, kishin përgjigje, por ndryshuan. Zgjodhën për të luajtur për Greqinë. Për detajet e sakta, është FSHF që mund të flas më shumë

Taulant Seferi?

Po e ndjekim, nuk është mbyllur asgjë. Tani kam nevojë për lojtarë ekspert

Lenjani, pse jashtë?

Sepse është Binjaku dhe Aliji. Është çështje teknike

Vetëm 3 lojtarë anësorë…

Mund të luaj edhe pa sulmues. Balliu mund të luaj përpra. Uzuni mund të bëj të djathtin edhe të majtin. Për këtë i kam thirru vetëm këta. Vetëm kjo është, çështje taktike

Me mungesën e Mavrajt, i shmangim problemet?
Problemi ka qenë se kemi kërkuar futboll total. Gjimshiti luan te Atalanta, Hysaj te Napoli, duhet të mblidhemi.

Berisha apo Strakosha?

Po më kërkoni shumë. Porta është e sigurt. Ua thashë 3 nga mbrojtja.

Mungon Under, je i lehtësuar për këtë fakt?

 

E kam kontrolluar gjendjen e tij. Është mungesë e rëndësishme. Do të shohim si do të luajë trajneri tyre. Mes Turqisë dhe Andorrët do të ndryshojë diçka, patjetër.

Pse duhen kaq shumë mbrojtës?

Do të mundohemi të dominojmë, por do të mendohemi

E ka potencialin ndonjë lojtarë nga Superioria për të luajtur me kombëtaren?

Është e vështirë për të luajtur dikush. Ky është realiteti, pa ofenduar asnjë, ne po i ndjekim të gjithë.

Vendosni bast për 6 pikë?

Po vura bast do më skualifikojnë (qesh)

Krijon presion çështja e pritshmërive?

Kur luan në kombëtare është e rëndësishme presioni. Kombëtare si Turqia, Islanda, Turqia është e qartë që ka presion. Është e rëndësishme për të shkuar në Europian. Të luash këtu duhet të jesh i lumtur. Dikush mund të ketë bërë edhe kontrata të mëdha për shkak të kombëtares. Nuk duhet të mos mos jemi mosmirënjohës. Unë gjithashtu kam mirënjohje të madhe për Shqipërinë. Kur dëgjoj himnin shqiptar, edhe pse se di, më jep emocion. Jam gati të vishem dhe të luaj. Dua këtë që ta kenë edhe lojtarët.

Sa i rëndësishëm mund të jetë Abrashi?

Është lojtar i rëndësishëm. Duhet të tregojë se sa vlerë ka Shqipëria. Luan në Bundesligë, është lojtarë i rëndësishëm. Në mesfushë kemi nevojë për dikë që vrapon dhe sulmon. Kemi dëshirë, cilësi dhe shpirtin e lojës.

Vrioni dhe Mihaj u “dogjën”, mund të përdorej edhe kjo me Durmishajn?

Vrioni do të bëhet i rëndësishëm për Shqipërinë. Kam marrë vetëm 2 sulmues, si zgjidhje. Pastaj do të shikojmë nëse do të luaj me Greqinë Durmishaj. I respektoj edhe ata që kanë zgjedhur për të luajtur me kombëtare. Problemi është se njëherë thonë po, pastaj jo, pastaj të fikin celularin, pastaj të merr menaxheri të thotë është me pushime. Këta që bëjnë kështu nuk do të bëhen lojtarë të vërtetë. Nuk duhet të bëjnë këto lëvizje. Nuk kanë këllqe. Nuk po flas për asnjë në veçanti. E kuptoj menjëherë nëse një lojtarë do të vij apo jo. Nuk na bëjnë do të për budallenj. Po apo jo, nuk ka të mesme. Këtu vë bast. Nuk do të bëhët asnjëherë i rëndësishëm. I madh fare, e lëmë këtë pjesë. Do të flasim pas 2 vjetësh, kur të flasim. Ishte një lojtarë kur shkuam e pamë. Erdhi babai, dajua, kryetari i bashkisë, menaxheri, dukej sikur ishte Mesi. Tani nuk e di ku luan. Përgjigja e tij ishte se nuk e di çfarë do të bëj. I thashë drejtuesit të federatës se këtij do t’i vëmë kryqin.

Keni peng për ndonjë lojtarë që nuk u ngrit  në pritshmëritë tuaja?

Jo, ata që kemi, janë më të mirët, sipas formës. Preferova Qosen që është i madh, Abrashin të shkurtër, jam i gëzuar për këtë grup.

Interesimi i Romës?

Nuk më njihni akoma mirë. Nëse do të kisha marrë një ofertë do të kisha telefonuar menjëherë Dukën, sepse e respektoj kombëtaren shqiptare.

(BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply