Sports

Panuçi përplaset me gazetarin për Baren: Është miku yt? – Balkanweb.com

Kombëtarja shqiptare nis fushatën eliminatore më 22 mars me sfidën e “Loro Boriçit” ku do të presë Turqinë. Trajneri i Kombëtares, italiani Kristian Panuçi, ka dalë në konferencën e parë zyrtare për Euro 2020, ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij në listën kuqezi dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve:

Çfarë do të shohim ndryshe në këto eliminatore?
Sa i takon qasje, patjetër duhet të ndryshojmë diçka. Por jo mënyrën e lojën, kjo nuk bëhet fjalë. Fatmirësisht kemi rikuperuar disa lojtarë. Ndaj diçka do ta ndrysojmë që nga ndeshja me Turqinë, mund të luajmë 4-3-3 ose 3-5-2, do ta shikojmë.

Jeni i kënaqur me grupin e lojtarëve?
Jam i kënaqur me këta 23 lojtarë, kisha dhe të tjerë, por varet nga forma. Telefonova Cikalleshin, por ai u dëmtua. Kemi Ndojin të dëmtuar, Binaku do të vijë, por nuk e dimë si do jetë se ka një problem muskular. Por jam i kënaqur sepse kemi rikuperuar Ajetin, Abrashin, Grezda më në fund ka nisur të luajë. Nuk do t’i ketë 90 minuta, por do ta shohim. Kemi Qosen, lojtar i ri që e kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë dimrit.

Thatë se do ta vazhdonim ku e lamë me Uellsin?
Ashtu kam thënë, por këtë do ta shohim. Ishte një ndeshje e mirë, por mos harrojmë sesa më shumë e hap skuadrën, kemi probleme.

Çfarë duhet të bëjë më shumë Keidi Bare për të ardhur në Kombëtare?
(Përplaset me gazetarin) Cfarë hyn Keidi Bare këtu, është miku yt?

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply