Lajme nga Kosova

Prizren, një i plagosur në këmbë – i dyshuari është në arrati

12:30, 17 Mars 2019

Në sheshi “Ataturk” në Prizren raportohet se një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të njeriu.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, për shkaqe të pa njohura ka shtënë me armë-revole në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, të cilin e plagos në pjesën e epërme të këmbës”.

“ Në vendin  e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tije shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën”.

“ I dyshuari është në arrati por i identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime”, shkruhet në raportin e Policisë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply