Lajme nga Bota

Rritet në 50 numri i viktimave të sulmit terrorist në Zelandë të Re

Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në dy xhami në Zelandën e Re është rritur në 50, ka njoftuar shefi i policisë së vendit.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Mike Bush, tha se identiteti i viktimave që humbën jetën nga sulmi terrorist është ndarë me familjet e tyre.

“Që nga mbrëmë ne morëm të gjithë viktimat nga vendet e ngjarjes, duke bërë kështu konfirmojmë se është edhe një viktimë tjetër”, tha Bush, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se një person i armatosur hapi zjarr mbi besimtarët gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Al Noor dhe atë në Linwood në Christchurch, qytetin e tretë më të madh të Zelandës së Re. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply