Lajme nga Bota

Së paku 50 të vdekur nga përmbytjet në Indonezi

Të paktën 50 njerëz janë mbytur nga përmbytje të papritura në provincën lindore të Papuas të Indonezisë.

Përmbytjet në Sentani, pranë kryeqytetit provincial të Jayapura, u shkaktuan nga shiu i rrëmbyeshëm ku la 59 të lënduar.

“Dhjetëra shtëpi u dëmtuan nga ujërat e rrëmbyeshëm. Numri i viktimave do të rritet gjersa ekipet e kërkim-shpëtimit ende po përpiqen të arrijnë zona të tjera të prekura”, tha zëdhënësi i agjencisë kombëtare të fatkeqësive, Sutopo Purwo Nugroho, përcjell Telegrafi.

Në Sentani, janë vendosur për të trajtuar të plagosurit.

Përmbytjet nuk janë të pazakonta në Indonezi, sidomos gjatë sezonit me shi që janë nga muaji tetor deri në prill.

Në muajin janar, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës vranë të paktën 70 persona në ishullin e Sulawesit, ndërsa në fillim të këtij muaji qindra persona u detyruan të evakuoheshin kur shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply