Lajme nga Kosova

Sot bëhen 15 vjet nga Trazirat e Marsit (VIDEO)

8:17, 17 Mars 2019

Sot janë bërë 15 vjet nga protesta e njohur si Trazirat e Marsit ku humbën jetën 19 persona dhe u lënduan qindra të tjerë.

Edhe pse rrethanat mbeten ende të paqarta, më 17 mars të vitit 20014, protesta filloi pas raportimit në media se dy fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumin Ibër si pasojë e ndjekjes me qen nga ana e serbëve.

Pas këtij lajmi të hidhur, menjëherë u organizuan protesta nëpër disa qytete të Kosovës, të cilat shumë shpejt dolën jashtë kontrolli dhe u përfshinë në dhunë, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se trazirat zgjatën dy ditë, ku humbën jetën 19 civilë. Prej tyre 11 ishin shqiptarë dhe tetë të tjerë ishin të komunitetit serb.

Ndërsa numri i personave të lënduar në këtë protestë kishte arritur në 900 dhe pjesa dërrmuese e tyre ishin shqiptarë.

klankosova.tv


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply