Lajme nga Kosova

U thonë mos e lëshoni Kosovën – ndërsa u japin Ministra të dënuar për krim

10:50, 17 Mars 2019

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në njërën anë u thuhet rinisë që të mos e braktisin Kosovën, ndërsa në anën tjetër u japin atyre Ministra të dënuar për krim.

Ai i ka porositur të rinjtë se Kosovën nuk duhet lëshuar asnjëherë, por sipas tij, duhet çliruar nga kapja sepse në këtë gjendje ajo nuk jep as shpresë dhe as vullnet, transmeton Klan Kosova.

Mos e lëshoni Kosovën po thonë. Porse në këtë Kosovë, po të njëjtit u japin këtyre të rinjve Ministra të dënuar për krim. Nga gjykatorja – gojën vesh më vesh – drejtë e në Qeveri. Ja hodhëm drejtësisë. Çfarë shembulli i trishtueshëm për këta të rinj”.

“Ja hedhin drejtësisë sepse aty kanë vendosur shokë që s’kishin ‘konkuru’ asnjëherë. Të tjerët që s’i kishin vendosur aty, i ndoqën me kërcënim. Shokë si aty kanë vendosur edhe në shëndetësi, edhe në arsim, edhe në KEK, RTK, PTK, polici e inteligjencë. Nuk ka vend që s’e kanë prekë e fëlliqur. Kësaj i thonë zaptim”.

“Ato pak vende pune që bëhen në këtë Kosovë u ndajnë fëmijëve të vet. Më pas grave e burrave të tyre; kunatave e miqve që kanë – akrabave rend, deri sa s’u mbetet kush pa një vend. Dhe të shikojnë drejt në sy e të thonë ‘ishin më të zot, s’kishim asnjë ndikim ne’”.

“Në festën më të rëndësishme të shtetit për këta të rinj, atë për pavarësi, vendosin të mashtrojnë në lapsa, flamuj, ushtri e deklarata për pavarësi. S’u ikën asnjë cent. Këta lapsin se shohin për shkrim; e shohin si mjet për ‘me e zhbi’”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të deputetit Abdixhiku në Facebook.

klankosova.tv


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply