Kuriozitete

Femrat mbajnë radhën për këtë djalë nga Elbasani dhe arsyeja do t’ju çudisë

Është e pamundur mos ta keni dëgjuar të paktën një herë emrin e tij, sepse tek ai keni parë të shkojnë shumë personazhe të famshëm të showbizit shqiptar dhe jo vetëm.

Emri i makeup artistit, Mario Petali është i njohur për të gjithë sepse ai është ndër më të kërkuarit, aq sa shumë vajza prenotojnë 1 vit para për t’u bërë nuse nga duart e Marios.

Në këtë intervistë për “Xing.al”, Mario tregon si e nisi karrierën si make up artist, flet për kërkesat e vajzave VIP që shkojnë në sallonin e tij, nuset që prenotojnë 1 vit para dhe shumë të tjera që i zbuloni më poshtë.

Emri Mario tashmë nuk është i panjohur në tregun e make up artistëve. Jeni një ndër më të kërkuarit. Na përshkruani pak fillimet tuaja, dhe si keni mbërritur deri këtu?

Rrugëtimi im në fushën e parukerisë dhe estetikës, padiskutim që ka patur sfidat e veta për tu kapërcyer. Si fillim ka qenë hapja e sallonit tim të bukurisë në përmasa më të gjera, pasi klientet e mia sa vinin dhe shtoheshin dita-ditës.

Duhej krijuar një ambient komod dhe me shërbim cilësor, si nga ana e produkteve por dhe ajo e një stafi më të madh. Kjo kërkonte një investim të madh financiar, por çdo gjë erdhi falë punës sime sistematike ndër vite.

Si ka lindur ky pasion i yti, dhe kush ka qenë personi që ka kuptuar prirjet e tua estetike?

Pasioni im konsiston shumë vite më parë, kur unë kam qenë ende fëmijë. Gjithmonë shpalosja idetë e mia kreative për të bërë modele flokësh tek femrat e shtëpisë sime si nëna, motrat etj.

Mund të them që ka qenë ime më ajo qe e ka spikatur e para këtë dëshirë timen, e cila u fuqizua me kalimin e viteve. Çdo njeri e di se çfarë drejtimi do të marri në jetë, kur kupton se çfarë di të bëjë më mirë.

Kemi mësuar se për muajin e dasmave, pra për në gusht, prenotohet pothuajse 1 vit para nga vajzat që duan të bëhen nuse. Si ndiheni ju, kur ato ju besojnë ditën e tyre më të rëndësishme?

Është e vërtetë. Prenotimet fillojnë gati 1 vit para, sepse ato që nuk jetojnë në Shqipëri, duan ta zënë më herët një vend të sigurt. Në muajin e dasmave, koha ime u dedikohet tërësisht të gjitha këtyre vajzave që duan të ndjehen të veçanta në ditën e tyre. Dua të theksoj se gjithmonë para dasmës, unë lë një takim të posaçëm me to, për të kuptuar si e kanë imagjinuar veten në detaje dhe për të dhënë sugjerimet e mia.

Përgjegjësia është shumë e madhe për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre, por përmes konsultimeve të vazhdueshme, arrihet më e mira e mundshme. Prandaj edhe sadisfaksioni ynë është shumë i madh kur rezultati final asnjëherë nuk zhgënjen për të dyja palët. Këtë e kanë konfirmuar mesazhet që më vijnë në shenjë falenderimi.

Le të ndalemi pak tek paragjykimet. Siç u shprehët, keni qenë shumë i ri kur keni ndërmarrë këtë nismë tuajën për të qenë make up artist. A ka patur nga ata që nuk kanë besuar tek talenti yt?

Paragjykimet i kam ndier vetëm në fillimet e mia, pasi atëherë kishte më shumë femra që e zotëronin këtë aftësi. Por sot meshkujt po dominojnë në këtë fushë. Në asnjë moment nuk kam ndalur për shkak të atij mentaliteti.

Kam punuar pa rreshtur dhe vetëm kjo ka qenë “arma” ime më e fortë për t’ju përgjigjur njerëzve mosbesues. Koha dëshmoi se asgjë nuk mund të të shuaj ëndrrat e tua, dhe sot ndjehem shumë mirë kur marr vlerësimin e tyre. Kur udhëhiqesh nga forca e pasionit, çdo pengesë tjetër të duket shumë e vogël.

Janë të shumta femrat nga bota e showbiz-it që kanë frekuentuar sallonin tënd. Na tregoni pak sa kërkuese janë ato?

Duke qenë se ato performojnë për një publik më të madh, dhe për të respektuar fansat e tyre që i duartrokasin, sigurisht që kërkojnë më të mirën për të mos i zhgënjyer ata.

Ndihem shumë mirë kur bashkëpunojmë për të realizuar gjëra të bukura së bashku, pasi me ato mund të guxosh pak më shumë në stilime dhe make up. Fakti që ato rikthehen sërish në sallonin tim, më nxit të punoj me më shumë kujdes dhe përkushtim.

Ju i përshkruat qartë hapat e karrierës suaj, por kush kanë qenë ata që të kanë mbështetur më shumë?

Nuk ka lumturi më të madhe kur ti ke gjithë besimin dhe mbështetjen e familjes tënde se një ditë do ja dalësh.

Dua të falenderoj veçanërisht nënën time e cila ka qenë e para që më ka inkurajuar, por edhe bashkëshorten time që më mirëkupton për orët e gjata në sallon, dhe punën me femrat e tjera.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply