Lajme nga Maqedonia

Formohet Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së BDI-së në Gostivar për Zgjedhjet Presidenciale

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, të shtunën në mbrëmje konsolidoi Shtabin Komunal Zgjedhor për Zgjedhjet Presidenciale, duke filluar edhe zyrtarisht fushatën parazgjedhore.

Me këtë rast, Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor, z. Bashkim Hasani para strukturës së gjerë partiake u fokusuar në formën dhe zhvillimin e fushatës parazgjedhore.

Bashkimi Demokratik për Integrim, tha Hasani, në këto zgjedhje nuk ka kundërshtarë politik, individ apo subjekt politik, por ka kundërshtarë një koncept, konceptin kundërthënës dhe skeptik ndaj NATO-s.

“Këto janë zgjedhje apo votime për dy koncepte të ndryshme, dhe ne përcaktohemi mes këtyre dy rrugëve. Kemi rrugën për Evropë dhe NATO dhe ate euro-skeptik dhe skeptik ndaj NATO-s”, theksoi Hasani, duke shtuar që: “Rruga për në BE dhe NATO është rrugë që BDI e ka transuar që nga themelimi në vitin 2002, rrugë kjo e cila tashë më është e vendosur dhe rrugë që më nuk mund të ndalet, por vetëm mundet të ngadalsohet nëse fiton koncepti i cili ka problem me kompromiset të cilat janë arritur në rrugën integruese”.

Pendarovski, tha Hasani, është kandidatë i cili është i përqëndruar në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE.

“Siljanovska ka qenë kundër Marrëveshjes së Prespës, kundër ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të emrit, kundër ligjit për ndarjen teritorriale të vitit 2005 dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe. Mosdalja në votim është shansë për mbetjen e llojit të Ivanovit në këtë post, respektivisht mbetjes së konceptit dhe ideologjisë së tij kundër NATO-s, kundër Evropës dhe kundër një vendi të përbashkët dhe multietnik”, tha Hasani.

Tani në këto zgjedhje, tha Hasani, është moment kur vota shqiptare duhet të tregon peshën dhe forcën e vet, me atë që do të vendos se cili nga këto dy koncepte dhe cili nga këto dy kandidatë do të vazhdojë ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut.

“Në këto zgjedhje vota për një kandidat i cili nuk ka gjasa për hyrjen në rrethin e dytë është vetëm votë e harxhuar dhe pa fuqi politike. Ta kishte edhe gjasën më të vogël që një kandidat shqiptar të kalon në rrethin e dytë, edhe ne sonte fushatën do e fillonim në mbështetje të këtij kandidati”, tha Hasani, duke shtuar që: “Votimi i kandidatit të dakorduar mes LSDM-së dhe BDI-së është votim për vendosjen e një principi të kandidimit koncenzual të presidentit të shtetit që vendos bazë për president shqiptarë në të ardhmen”.

Hasani njoftoi që në këto zgjedhje BDI edhe pse me kandidatë të përbashkët, do të zhvillojë fushatë të ndarë nga LSDM.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply