Lajme nga Maqedonia

Zaev: Kemi mbi 30 pyetje për të cilat do të bisedojmë me Ciprasin

Do të bisedojmë për mbi 30 pyetje nga të gjitha fushat e rëndësishme për të dy vendet Republika e Greqisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për ato ekonomike sepse do të mbahet takim  i odave ekonomike të të dyja vendeve, deklaroi kryeministri Zoran Zaev  gjatë vizitës së sotme  në Prilep duke u përgjigjur në pyetjen  që do të jetë në fokus të bisedave gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit grek Aleksis Cipras, të paralajmëruar për të martën.

“Pyetjet janë shumë, mbi 30. Disa vende të cilat e kanë lëshuar  bashkëpunimin, tani duan gjithçka. Më vjen mirë që ekziston dëshirë e madhe dhe dashuri nga të dyja palët për takimin. Hapen çështje, vetëm duhet të kontrollojmë  se sa kemi kapacitet për disa që t’i realizojmë”; theksoi Zaev.

Në fokus të bisedave janë ekonomia, energjetika, kultura, shëndetësia arsimi, mbrojtja sociale…

Paralajmëroi mbajtje të mbledhjes me odat ekonomike të të dy vendeve dhe me përfaqësuesit e biznesit, sepse, siç tha të gjithë qytetarët  në të dy vendet presin përfitime ekonomike nga Marrëveshja e Prespës.

“Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Greqisë dhe besoj se  do të jemi të kënaqur nga perspektivat që hapen  nga kjo vizitë”, deklaroi Zaev


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply