Lajme nga Shqipëria

75 mijë persona të prekur nga diabeti

Rreth 75 mijë  persona vuajnë nga diabeti. Të dhënat nga bluzat e bardha tregojnë për dyfishim të diabetikëve në vend krahasuar me vitin 2005. Sipas mjekut endokrinolog, Florian Toti, kjo situatë problematike tashmë ka marrë përmasa globale.

“Ka një rritje të numrit të përsonave me diabet. Çdo vit në Shqipëri diagnostikohen dhe trajtohen rreth 3000-3500-4000 raste në vit me diabet. Në vitin 2005 ne kishim 30 mijë diabetik në Shqipëri me të njëjtën popullatë që ne kemi sot. Sot shifrat e fundit flasin për mbi 75 mijë persona me diabet të cilët janë duke u trajtuar, këtu mungon ajo pjesë e personave që janë me diabet por ende nuk janë trajtuar me medikamente për diabet. Edhe të dhënat e fundit të check up të vitit 2018 flasin për një prevalencë të diabetit në grupmoshat 35-70 vjeç rreth 9 %. Kjo është një situatë që është problem jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën”.

Ajo që shihet me shqetësim është shfaqja e diabetit edhe tek fëmijët dhe të rinjtë.

“Po vëmë re që po ulet mosha e fillimit të diabetit tip 2. Sot ka raste 30-35 vjeç edhe 20 vjeç të tipit 2, madje ka edhe raste tek fëmijët 10-12-15-vjeçar. Po rritet obeziteti tek mosha fëmijërore”.

Sipas bluzave të bardha, shkaku kryesor mbetet obeziteti. Mjëkët endokrinolog thonë se edhe pse kjo sëmundje ka nisur të zbulohet në fazat e para të saj, në vend mungon një regjistër kombëtar për diabetin si dhe një strategji kombëtare ku në qëndër të saj të ketë këtë sëmundje.

Tv Klan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply