Lajme nga Shqipëria

Detajet/ Vrasja Shkodër, si tentoi të mbrohej një prej vëllezërve

SHKODËR

Detaje të reja janë zbuluar pas vrasjes së dyfishtë në Shkodër të vëllezërve Bilali. Një prej viktimave Astrit Bilali në momentin kur është qëlluar me arme nga autorët ai ka nxjerrë një pistoletë që e mbante me vete.

Pasi është plagosur fillimisht Astrit Bilali ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë por e ka pasur të pamundur që të shënjestrojë autorët pasi ai ishte plagosur por ka shtënë në mënyre instiktive.

Nga ana tjetër policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar të paktën 30 persona për ngjarjen e një dite më parë. Janë marrë ne pyetje por asnjë prej dëshmive nuk është e vlefshme për të çuar tek zbulimi i autorëve.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që ishte në Shkodër ka kërkuar me ngulm që policia të zbulojë këtë vrasje të dyfishtë në takimin për 4 orë me radhë si dhe lidhjen me ngjarjet e kaluara kriminale të ndodhura në Shkodër.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply