Lajme nga Bota

Facebook po shqyrton përkufizime të reja gjatë transmetimit të drejtpërdrejt

Rrjeti social Facebook ka premtuar se do të marrë në konsideratë kufizimin e transmetimit të drejtpërdrejtë në platformën e njohur “Live Streaming”, që vjen vetëm dy javë pasi ky funksion u përdor gjatë sulmit terrorist mbi dy xhamitë në Zelandë të Re.

Drejtoresha Operative e Facebook-ut, Sheryl Sandberg, tha se u bashkohet thirrjeve “se duhet bërë shumë më tepër”, për të parandaluar lëshime të tilla.

Siç bëri të ditur ajo, ky rrjet social tashmë pritet të ashpërsojë mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë.

Paralelisht me këtë, edhe Zelanda e Re do të shqyrtojë ligjet “e papërshtatshme” për gjuhën e urrejtjes.

Ministri i Drejtësisë i Zelandës së Re, Andrew Little, në një prononcim tha se ligjet aktuale nuk rregullojnë “të keqen dhe urrejtjen që shohim në internet”.

Kujtojmë se në një sulm terrorist në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch të Zelandës së Re u vranë 50 besimtarë myslimanë të cilët kishin shkuar për të falur namazin e ditës së premte. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply