Lajme nga Maqedonia

Gligorov: shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata do të luftojnë

Ish komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, tha në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës ka shpalosur një bisedë me ish presidentin e Maqedonisë, Kiro Gligorov, transmenton agjencia e lajmeve INA.

Presidenti maqedon, Kiro Gligorov më thirri dhe më tha: E dini se në Kosovë do të keni probleme të mëdha. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si bosnjakët: ata do të luftojnë. Dhe kështu ndodhi”, është shprehur Clark.

Ai më pas ka deklaruar se ambasadori, Richard Hoblrooke shkoi në qershor për takim me Milosheviqin.

“Më lidhi në telefon me Milosheviqin, të cilin e njihja që nga koha e Daytonit dhe i thashë: Ju lutem mos i bëni këtë popullit shqiptarë. Ai më tha: “Gjeneral këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do ti lëndoj”. Natyrisht ishte gënjeshtër”, ka rrefyer Clark. (INA)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply