Lajme nga Kosova

Kompensim të orëve të humbura në grevë nuk do të ketë as gjatë pushimit pranveror

13:32, 31 Mars 2019

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë ka bërë të ditur se nuk do të ketë kompensim të orëve të humbura në grevë as gjatë pushimit pranveror.

“SBASHK njofton prindërit, nxënësit, por edhe opinionin e gjerë se mësimdhënësit pavarësisht a janë në vendin e punës a jo zhvillim të procesit mësimor për t’i zëvendësuar ditët e humbura të grevës nuk do të ketë”, transmeton Klan Kosova.

“Nuk është mirë të krijohen tensione shtesë sepse edhe kështu mësimdhënësit e Kosovës janë tepër të revoltuar e sidomos pas fyerjeve që u bënë nga dy deputetët e Kuvendit në seancën e jashtëzakonshme, e aq më shumë pse prindërit nuk reaguan në mbrojtje të mësimdhënësve të fëmijëve të tyre”.

“I ftojmë mësimdhënësit nëse nesër, eventualisht bëhet presion përmes nxënësve me tentim që të hyjnë në klasa, gjoja për të zhvilluar mësim, në ato momente mësimdhënësit le të lëshojnë objektet shkollore në shenjë proteste”.

klankosova.tv


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply