Lajme nga Shqipëria

Kryemadhi: Subvencionet për fermerët dhe blegtorët, domosdoshmeri

FIER

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në Seman të Fierit, ku vizitoi fermën e mbarështimit të bagëtive të Robert Selimit.  Atje, Kryemadhi u njoh nga afër me problematikat e shumta që hasin sot fermerët dhe blegtorët për shkak të mungesës së subvencioneve. Kryetarja e LSI-së, tha se ashtu siç kjo qeveri ka harruar të gjithë shqiptarët, ka harruar dhe blegtorët dhe fermerët.

Kryemadhi, u shpreh se mungesa e vëmendjes nga ana e shtetit dhe mungesa e subvencioneve janë një problem i madh për fermerët dhe blegtorët sot. Kryetarja e LSI-se tha, ndër të tjera,  se është e domosdoshme vendosja dorë dhe dhënia e mbështetjes për blegtorët dhe fermerët, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë në Shqipëri.

“Siç janë harruar gjithë shqiptarët, vazhdojnë të harrohen dhe blegtorët dhe fermerët. Kemi parë në ditët më përpara se si blegtorët shqiptarë derdhin qumështin në rrugët e Shqipërisë për shkak të çmimit që është i pa konsiderueshëm përballë kostove të ndryshme dhe kostove shumë të mëdha që ata kanë për prodhimin e saj.

Është problem shumë i madh për mungesën e subvencioneve, për mungesën e vëmendjes së shtetit, për mungesën e shumë alternativavee, të cilat do tu japin mundësinë për ta zhvilluar biznesin e tyre.

 

Mendoj që shqiptarët kanë nevojë për qumështin organik sesa për qumështin pluhur. Mendoj që shqiptarët kanë nevojë për bulmetrat organik sesa për bulmetra sintetik. Ajo që mendojmë ne dhe që është e domosdoshme është vendosja dorë mbi blegtorët dhe mbi fermerët sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të krijojmë mundësi dhe do tu krijojmë shanse për të zhvilluar bujqësinë, për të zhvilluar blegtorinë dhe për të zhvilluar akoma më shumë edhe industrinë agro-përpunuese, e cila është e domosdoshme në Shqipëri.”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply