Lajme nga Shqipëria

Kthehet ora verore, akrepat sot 60 minuta para

Sot të gjithë e kanë pak më të vështirë zgjimin në orarin e përditshëm për shkak të ndërrimit të orës, një proces që ndodh çdo vit në të dielën e fundit të marsit por që nga ky vit do të jetë i diskutueshëm nga çdo vend. Edhe në Shqipëri është kthyer sot ora verore prej orës 02:00 të mëngjesit, çka do të thotë se akrepat kanë shkuar 60 minuta para, pra nga ora 02:00 në 03:00.

Ora verore do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit tetor. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply