Lajme nga Kosova

Kujtohen viktimat në Masakrën e Pastasellës – historinë e tregojnë të mbijetuarit

Në 20 vjetorin e Masakrës së Pastasellës, sot kujtohen të gjitha viktimat që u vranë, njofton Klan Kosova.

Ky organizimi përkujtimor tek varrezat e martirëve në këtë fshat, u realizua nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi.

Të pranishëm gjatë kësaj ceremonie ishin pjesëtar të OVL-së në Rahovec dhe qytetarë të shumtë.

Nga kjo masakër ka mbijetuar Tahir Krasniqi, i cili gjatë fjalimit të tij në këtë organizim, tha se forcat e ushtrisë serbe kishin mbërri në Pastasellë dikur pasdite dhe ishin të përgatitur shumë.

“Forcat serbe erdhën dikur pasdite me armatim të plotë me tenka e autoblinda. Para se me mbërri ata ne i patëm mbledh 7 mijë marka gjermane, të cilat mendonim t’ua jepnim atyre, që të mos bënin asgjë”.


Sipas Tahirit kjo nuk i ka ndalur forcat e ushtrisë serbe, njofton Klan Kosova.

“Na kanë nda burrat prej grave, gratë kanë shkuar në drejtim të Shqipërisë, ku burrave ua kanë kërkuar krejt gjërat e vlefshme çka kanë pasur. 120 burra kanë qenë, ata i kanë ndarë në grupe prej 30 apo 40 personave, ku i dërguan në Luginën e Përroit të Zylës, vend i ashtuquajtur, ku 13 veta i kanë shpëtuar këtij pushkatimi”, tha Krasniqi.

Ndërsa kryetari i kësaj Komunë, Smajl Latifi, tha se populli shqiptar përjetojë tragjedi të shumta.

“Nuk ka mendje të shëndoshë njerëzore që do të mund të arsyetohet se çka ka ndodhur këtu”, tha Latifi

Në këtë masakër kanë vdekur 106 civil.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply