Lajme nga Bota

Mbahet zgjedhjet lokale në Turqi

Ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Turqi, ku votuesit do të zgjedhin udhëheqësit lokalë të cilët do të marrin një mandat prej pesë vitesh.

Në zgjedhjet e sotme, rreth 57 milionë votues do të hedhin votat e tyre në 194,390 vendvotime.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), në këto zgjedhje garojnë 12 parti politike.

Betejën kryesore zgjedhore do ta zhvillojnë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP). Shtatë partitë e tjera që marrin pjesë në zgjedhje janë Partia e Pavarur Turke (BTP), Partia e Unitetit të Madh (BBP), Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Saadet, Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Vatan.

Votuesit e sëmurë dhe të palëvizshëm do të votojnë në vendvotime mobile që janë zbatuar për herë të parë në Turqi gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe të përgjithshme të vitit të kaluar.

Sipas Anadolu Agency, votuesit në Turqi do të zgjedhin kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

Sipas vendimit të YSK-së, votimi në Adıyaman, Ağrı, Artvin, Bingöl, Bitlis, Diyarbakır, Elaziğ, Erzincan, Erzurum, Gaziantep, Erzurum, Gümüşhane, Hakkari, Kars, Malatya, Kahramanmaraş, Mardin, Muş, Ordu, Rize, Siirt, Sivas, Trabzon, Tunceli, Şanlıurfa, Van, Bayburt, Batman, Şırnak, Ardahan, Iğdir dhe Kilis do të zhvillohet mes orës 7:00 në 16:00 sipas kohës lokale, ndërsa në qytetet dhe qytezat e tjera votimi do të zhvillohet nga ora 8:00 deri në orën 17:00.

Gjatë kohës së votimit, autorietet do të kujdesen që votuesit të mos hyjnë në vendvotime me çfarëdo pajisje për xhirim dhe komunikim.

Numërimi i votave do të fillojë pas përfundimit të procesit të votimit, gjegjësisht pas orës 16:00 dhe 17:00.

Sot nga ora 6:00 deri në ora 24:00 sipas kohës lokale në Turqi do të jetë e ndaluar shitja e alkoolit dhe shërbimi dhe pirja e tij në vende publike.

Radio-kanalet dhe mediat nga ora 18:00 deri në ora 21:00 do të kenë ndalesë raportimi mbi zgjedhjet, publikimi të çfarëdo komenti apo parashikimi mbi zgjedhjet apo rezultatet e zgjedhjeve, por do të mund t’i transmetojnë njoftimet e YSK-së.

Të gjitha transmetimet pas orës 21:00 do të jenë të lejuara, por me vendim të mundshëm të YSK-së, lajmet rreth zgjedhjeve mund të transmetohen edhe para orës 21:00.

Ndryshe, zgjedhjet e sotme janë të 19-tat në historinë moderne të Turqisë, dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply