Lajme nga Maqedonia

Meremetimi i rrugës, vetëm gjatë pranisë të kamerave

12 orë para fillimit të fushatës presidenciale, qeveria u përpoq ta korrigjojë përshtypjen e gjendjes së investimeve kapitale dhe të sektorit të ndërtimit. Në rrugën lokale që lidh Lisiçen e Poshtme me Jurumlerin u organizua konferencë për shtyp nga Drejtori NPRRSH, Zoran Kitanov.

Kur ekipet e mediave arritën në vendin e dakorduar, ata i pritën aktivitete ndërtimore. Punuan disa ekskavatorë, kamionë dhe makineri ndërtimore. Pas pak minutash, Kitanov u ndal për të bërë një deklaratë në media – pikërisht me aktivitetet e ndërtimit pas tij.

Por, pasi mbaroi deklarata Kitanov u largua dhe bashkë me të edhe punonjësit ndërtimor.

“Kjo është rruga e njëjtë ku para pak kohe konferencë shtypi kishte drejtori NPRSH Zoran Kitanov. Derisa prezantonte shifrat pozitive nga punimet ndërtimore, në prapavijë, në mënyrë aktive punonte mekanizimi i plotë ndërtimor që ishte në terren. Njëzet minuta pas largimit të tij, situata është ndryshe”.

Prej në mesnatë e deri në fund të fushatës presidenciale, mediat nuk guxojnë të publikojnë aktivitetet të institucionet qeveritare apo shtetërore, që mos të ndikohet indirekt ndaj vendimit të qytetarëve për votën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Edhe në të kaluarën, autoritetet paraprak shpesh dëshironin të paraqiten para kamerave përderisa diç koordinojnë apo realizojnë revizion të intervenime ndërtimore në infrastrukturë, që të shpeshtën zgjatnin aq sa ishin prezent zyrtarët e shtetit.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply