Feja

Mos thuaj asgjë, për të cilën do të të duhet të kërkosh falje

“…Mos thuaj asgjë, për të cilën do të të duhet të kërkosh falje!..” (Ibn Maxhe )

• Fjala e thënë është si shigjeta e dalë nga harku.
• Nuk është e mundur që ajo të kthehet më mbrapsht.
• Fjala e pathënë është nën zotërimin e njeriut, pasi të thuhet, njeriu bëhet skllav i saj.

• Një fjalë e pathënë, ka mundësinë të thuhet në çdo kohë. Por një fjalë e thënë, gjithmonë duhet të mbrohet ose të jepet llogari për të.
• Besimtarët e vërtetë, para se të flasin, mendojnë në dobinë që mund të ketë ajo që do të thonë.
• Nëse ajo fjalë do t’i bëjë dëm vetes së tyre ose bashkëbiseduesve të tyre, ata zgjedhin heshtjen.
• Veçanërisht, ata tregojnë shumë kujdes se çfarë fjale do thonë, në çfarë niveli dhe si do ta thonë.

– Sa bukur e ka thënë Ebu Bekri (radijallahu anh.):

“Mendoje mirë se çfarë thua, kujt ia thua dhe kur e thua!”

• Besimtari duhet të jetë i zgjuar dhe duhet ta rregullojë mënyrën e të folurit, sipas dëgjuesit që ka përballë.

• Një fjalë që mund të gëzojë dikë, mund të hidhërojë dikë tjetër.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply