Sports

Mourinho te Interi, lojtarët e “tripletës” fitojnë në Londër – Balkanweb.com

Jose Mourinho kthehet te Interi. “Special One”, që me skuadrën zikaltër fitoi “tripletën” e famshme në vitin 2010 udhëtoi drejt Londrës për të takuar dhe drejtuar ish-futbollistët e tij, të cilët ishin të impenjuar në një ndeshje miqësore në stadiumin e ri të Tottenham.

Në një kohë që shumë prej tifozëve interistë do të donin ta shihnin sërish në pankinë, tekniku portugez i ktheu ata disa vite pas, teksa drejtoi edhe një herë lojtarë si Julio Cesar, Zanneti apo Toldo. Me Mourinho në pankinë, skuadra Inter Forever fitoi 5-4 përballë Tottenham Legends. Aktualisht pa një ekip, tekniku portugez afrohet me shumë klube në zërat e merkatos, ndërsa edhe një rikthim i tij tek Interi shihet si një opsion.
(balkanweb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply