Lajme nga Maqedonia

Nesër fillon fushata e zgjedhjeve presidenciale, kandidatët zotohen për zgjedhje fer dhe demokratike

Tre kandidatët që do të konkurojnë për kryetar shteti, nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe u zotuan që të njejtin do ta aplikojnë edhe në terren. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkoski u rikujtoi kandidatëve që më nënshkrimin e këtij Kodeksi, janë disa rregulla që ato duhet ti respektojnë.

Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së
“Kodeksi dhe teksti i Kodeksit përmban disa dispozita të nenit 8 të Kodit Zgjedhor, në të cilin parashihen procedura të caktuara, të cilat duhet ti respektoj secili nga ju kandidatët gjatë fushatës zgjedhore”.

Kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski garanton që gjithë garën do ta zhvillojnë brenda kornizave demokratike.

Stevo Pendarovski, kandidat i pushtetit: Mund të garantoj se këtë që e nënshkruam sot do ta realizojmë edhe në teren dhe kjo don të thotë obligim edhe për ato struktura politike dhe qytetarë që do të na mbështesin, jo vetëm neve personalisht. Nuk kam asnjë dilemë se sa i përket të paktën neve 3, do të bëjmë gjithçka të qëndrojmë në sfidë brenda korrnizave demokratike.

Kërkesë e kandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska është që procesi të zhvillohet me argumente dhe fjalën e fundit ta japë populli.

Gordana Siljanovska, kandidate e VMRO-DPMNE-së: Respekti për bashkëpjesmarrësit, nuk i konsideroj armiq. Neve femrave dhe nuk na ka hije të mos e respektojmë etikën. Pres një garë të rëndë edhe pse jam femër, me argumente dhe jo në mënyrë bizantine. Shpresoj që fjalën e fundit ta japin qytetarët.

Për kandidatin e opozitës shqiptare Blerim Reka nuk është e rëndësishme se kush do të fitojë, por që procesi të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe po aq e rëndësishme sipas tij është që vendi të fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarsim në BE.

Blerim Reka, kandidat i opozitës shqiptare: Unë shpresoj se do të jetë një garë fer, ligjore dhe e rregulltë. Fundja nuk është me rëndësi se kush fiton, me rëndësi është që Republika e Maqedonisë së Veriut të fitoj datën për fillimin e negociatave për antarsim në BE. Me qenë se jemi kolegë dhe njihemi, ne do bëjmë një garë ndryshe dhe ndoshta kjo do e shënoj edhe një faqe të re në procesin elektoral se si duhet të ishte në të ardhmen.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon prej nesër dhe përfundon më 19 prill në mesnatë. Rrethi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale  do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Emine Ismaili /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply