Lajme nga Maqedonia

Një migrantë ka humbur jetën dhe gjashtë të lënduar, shoferi u ka thënë të kërcejnë për shkak policisë

Një migrant nga Bangladeshi ka humbur jetën ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën magjistrale Udov- Demir Kapijë.
Zyrtari policor nga Qendra rajonale për punë kufitare Jug, e ka gjetur të vdekur S.I (27), migrant nga Banglladeshi dhe 14 migrantë tjerë nga Pakistani dhe Bangladeshi, prej të cilëve gjashtë janë me lëndime të rënda
Sipas dëshmisë së migrantëve, shoferi i makinës u ka thënë që të kërcejnë poshtë ngase në rrugë ka policë. Gjatë kërcimit njëri ka humbur jetën ndërsa të tjerët janë lënduar.
Hetimi në vendngjarje ka bërë ekip i stacioni policor Vallandovë, është njoftuar edhe prokurori publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e rastit. /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply