Lajme nga Maqedonia

Osmani: Presim rekomandim të pastër Kristal

Presim ta marrim njërin nga raportet më të mira të Komisionit Evropian nga të tjerat deri tani dhe do të marrim rekomandim të pastër kristal, ndërsa vendet-anëtare duhet ta miratojnë. Në kushte kur ideja evropiane çdoherë e më shumë është sulmuar, rrezikuar dhe kontestuar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë ringjallje të parimeve të saj bazë, thjeshtë ai është një ishull i Ballkanit i cili e ringjall dhe meriton më shumë se kurrë dhe nga kush do që fillon ky proces. Argumentet e Francës se Evropa duhet së pari të thellohet para se të zgjerohet, ne e sqarojmë me faktin se ne nuk kërkojmë nesër të inkuadrohemi në BE, ne konsiderojmë se derisa Ballkani Perëndimor përgatitet për anëtarësim në BE ka kohë për t’u thelluar.

Këtë sot e theksoi zëvendëskryetari i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani në takim me gazetarët, sipas të cilit sot është dita e fundit para raportit të Komisionit Evropian që do të publikohet pas dy muajve rreth datës 29 maj. Por, potencoi duke e marrë parasysh se nesër hyjmë në fushatën parazgjedhore, ndërsa para se të përfundojë ajo do të fillojë fushata zgjedhore për Parlamentin Evropian, deri më 29 maj edhe në vendet-anëtare të BE-së do të kemi një gjendje të jashtëzakonshme në të cilën fokusi do të jetë në zgjedhjet, ndërsa jo në procesin eurointegrues. Sipas tij, ajo nuk do të thotë se në këto dy muaj ne nuk do të vazhdojmë me dinamikë dhe tempo të njëjtë, që të arrihen standardet dhe kriteret që i kemi vendosur.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply