Lajme nga Maqedonia

Raufi: Do ta ripërsërisim kërkesën për rastin ‘Kumanova’

Nevoja për një hetim ndërkombëtarë për rastin “Lagja e trimave”, deri më tani është përmendur disa herë, qoftë qeveria e kaluar, por dhe nga autoritetet aktuale kompetente, megjithatë akoma në këtë drejtim nuk ka asnjë veprim konkret.

Madje ministrja aktuale e Drejtësisë Renata Deskovska, në prononcimet e saj, disa here ka mohuar informacionet se në dikasterin e Drejtësisë ka arritur kërkesë e tillë.

Avokati mbrojtës Naser Raufi, thekson se kërkesën për nevojën e një hetimi ndërkombëtarë do ta ri përsërisë, dhe të njëjtën do ta dorëzojë sërish deri tek ministria e Drejtësisë, edhe përkundër faktit se kërkesë është bërë dhe dorëzuar njëkohësisht edhe gjatë qeverisjes së kaluar. Raufi paralajmëron se kërkesën do ta ri përsërisë pavarësisht se procesi është në këtë fazë të procedurës gjyqësore.

“Është e vërtetë që të Ministresha e re nuk e kemi dorëzuar këtë kërkesë por e kemi dorëzuar tek ish ministrat e drejtësisë prej kur është ky rast ,prej fillimit kemi kërkuar si palë mbrojtëse që të kemi hetim ndërkombëtarë . Ne në këtë stadium tani që ndodhemi është momenti që ta kërkojmë dhe si palë mbrojtëse e kemi në plan që ta kërkojmë edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve .Por si kërkesë është e thënë edhe në procesverbale ,zyrtarisht duheshte gjykata të reagojë në Ministrinë e Drejtësisë dhe jo ne si palë mbrojtëse, tani ne këtë stadium do ta përsërisim”, tha avokati mbrojtës Naser Raufi.

Deri më tani kanë kaluar pothuajse një vit e gjysmë pas shpalljes së aktvendimit për 37 personat e akuzuar për veprën terrorizëm për rastin e Kumanovës, ndërsa akoma nuk është caktuar seanca ankimore në Gjykatën e Apelit. Raufi thekson se deri më tani ka kaluar vetëm seanca ankimore për Sulejman Osmanin ndërsa akoma nuk ka aktgjykim.

“Presim nga fundi i muajit prill të ketë seancë ankimore por mendoj se deri atëherë do të kemi edhe aktgjykimin e të akuzuarit Sulejman Osmani dhe sipas meje vendimi do të jetë I njëjtë si për Sulejman Osmanin ashtu edhe për të tjerët sepse bëhet fjalë për një ngjarje dhe një Këshill gjyqësorë dhe prokurori të njëjtë”, tha Raufi.

Më 2 nëntor 2017 gjykata Penale në Shkup ka shqiptuar 746 vite burg, për 7 të akuzuar ka shqiptuar dënim të përjetshëm ndërsa si të pafajshëm liroi 4 persona. Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply