Lajme nga Shqipëria

Unaza në protestë, ish-deputeti: Rama u bën presion banorëve

TIRANE

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre. Në ditën e 148 të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën. Banorët me thirrje dhe pankarta kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Në mbështetje të tyre, i pranishëm ishte edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu. Ish-deputeti Balliu nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama, ndërsa u shpreh se po përdor Prokurorinë për t’i bërë presion qytetarëve.

“Përdor policinë. Përdor Prokurorinë për t’i bërë presion këtyre qytetarëve të nderuar. Mendon se jeta jote politike mund të vazhdojë, kur ti e sheh shumë që nuk ka gazetarë që të do, gazetarë që të do apo qytetarë që do të shohë me sy. Opozita ju ka mbështetur dhe vazhdon t’ju mbështesë se kauza juaj është e drejtë. Ju ndezët shpresë te çdo njeri tjetër. Ju vërtetuat se fuqia e qytetarëve është shumë herë më e madhe se pushteti i Edi Ramës, një pushtet iligjetim. O zotëri, si mund të kesh frikë nga Prokuroria, kur ti je duke folur me kriminelë.

Kjo është arsyeja pse Arta Marku nuk e nxjerr dosjen 339, se ke orë të tëra duke folur me narkotrafikantë, për të blerë vota në emrin tënd.

I bëj thirrje qytetarëve që me datë 3 të bashkohemi të gjithë bashkë, para Parlamentit. Kjo është arsyeja pse Dori dhe Danieli janë sot nëpër burgje dhe deputetët që vjedhin miliona euro enden të lirë. Edhe njëherë dua t’ju përgëzoj për këtë qëndresë heroike dhe ju bëj thirrje të bashkohemi në datë 3 kundër kryeministrit Edi Rama. “-u shpreh ai.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply