Lajme nga Maqedonia

Vazhdojnë zjarret, tetë padi penale për zjarrëvënie të qëllimshme

Për tre muaj, tetë padi penale për ndezje të zjarreve në vende të hapura. Ministria e Punëve të Brendshme nga fillimi i këtij viti deri tani ka paraqitur padi penale kundër 8 personave për vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

MPB
“MPB punon në zbulimin e shkaktarëve tjerë që kanë shkaktuar zjarre në hapësirë. Në një pjesë të rasteve bëhet fjalë për zjarre nga ndezja e kallamishteve, por një pjesë janë shkaktuar qëllimisht. Është arrestuar 55-vjeçari B.S. nga fshati Botun, Komuna e Debarcës, i cili e ka shkaktuar zjarrin në vend të hapur nga ku është djegur shtylla elektrike në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe gjëra të tjera në pronësi private. Kundër tij do të ngrihet padi penale”.

Ekzekutivi nga ana tjetër dënon djegien e kallamishteve ose zjarrin në hapësirë të hapur që shkaktojnë zjarre, ndërsa njëherit dërgon apel që institucionet rregullisht t’i ndjekin të gjitha lokacionet në vend me qëllim që të parandalojnë zjarre të shkaktuara.

Qeveria
“Potencojnë se personat të cilët do t’i zëmë se si ndezin zjarr në hapësirë të hapur dhe të cilët shkaktojnë zjarre për shkak të djegies së kallamishteve, do të nënshtrohen në sanksione ligjore. Qeveria dërgon apel deri te qytetarët të kenë kujdes gjatë vizitave në vende të hapura ose gjatë aktiviteteve të punës në pyje dhe lokacione tjera. Për shkak të rrezikut nga zjarret, veçanërisht paralajmërohet të mos digjen kallamishtet ose zjarr në hapësirë të hapur në vende të pasigurta, të mos bëhet djegia e mbeturinave dhe të mos hidhen mbetje të cigareve në hapësirë të hapur”.

Nga Qeveria thonë se për shkak të paraqitjes së zjarreve pyjore nga data 29 e këtij muaji është vendosur ndalesë për lëvizje në pyll dhe tokë pyjore dhe për mosrespektimin e kësaj ndalese, personat fizik të cilët do të zihen duke qarkulluar në pyll dhe tokën pyjore, do t’u caktohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë të denarit. Ndalesa ata informojnë se nuk vlen për qarkullim për Vodno dhe Gazi Babë.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se ka ende zjarre aktive në disa vende edhe atë në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Strumicës, Ohrit, Velesit dhe Shtipit.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply