Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Avokati i Popullit: Palët të përmbahen nga presioni në zgjedhje

Avokati i Popullit ua bën me dije funksionarëve në pozicione udhëheqëse nëpër institucione, si dhe personave të tjerë të administratën publike që të mos e marrin guximin që të frikësojnë, ose bëjnë presion mbi të punësuarit për të votuar për individ të caktuar në zgjedhjet presidenciale dhe lokale në disa komuna.  Avokati kujton se për ata që bëjnë presion dhe kërcënojnë votues, do të ketë përgjegjësisë penale.

Avokati i  Popullit

“Të gjithë punëdhënësit në ditën e zgjedhjeve të punësuarve të tyre duhet t’u caktojnë orar pune i cili do t’u mundësojë që papengesë ta realizojnë të drejtën e votës, pa përdorur kërcënime dhe forma tjera të kushtëzimeve. Avokati i Popullit, posaçërisht u bën apel të gjithë atyre që janë në pozicione udhëheqëse nëpër institucione, si dhe personave të tjerë të administratës publike, të mos e marrin guximin, në çfarëdo qoftë mënyre të kryejnë frikësime dhe presione mbi të punësuarit dhe të sillen me përgjegjësi. Në të kundërtën, sjellja e këtillë është e patolerushme dhe i nënshtrohet përgjegjësisë penale”

Avokati i Popullit i inkurajon të gjithë të punësuarit në administratë dhe të gjithë personat e tjerë, pa hezitim dhe pa frikë, te denoncojnë presionet zgjedhore , edhe deri te institucionet kompetente edhe deri te Avokati i Popullit.

Avokati i  Popullit

“Secili ka të drejtë të deklarohet për opsionin e vet, pa vuajtur kurrfarë pasoja. Qytetarët janë ata që vendosin. Askush nuk guxon, përmes formave të ndryshme të presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve, të vendos në emër të tyre. Qytetarët nuk duhet të heshtin, përkundrazi, ata duhet të jenë aktivë, meqë me denoncimin në kohë të parregullsive, të çfarëdo qoftë lloji, ata e mbrojnë të drejtën e tyre dhe njëkohësisht kontribuojnë në procesin e përgjithshëm zgjedhor demokratik”

Avokati i Popullit apelon edhe deri tek prindërit dhe faktorët e tjetër pjesëmarrës në procesin zgjedhor, që ti kursejnë fëmijët nga fushata politike, ndërsa mediave u bën apel që të mos prezantojnë  video nga fushatat ku përfshihen fëmijë, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga manipulimet politike dhe ideologjike.

Avokati apelon edhe deri tek mediat që kanë rol kyç në mbrojtjen e të drejtës së zgjedhjes. Me rëndësi për zyrën e Avokatit është mënyra e transmetimit të informacioneve që duhet të bëhet në mënyrë objektive, të paanshme dhe duke respektuar etikën gazetareske.

Prej nesër do të funksionojë linja e hapur falas e Avokatit të Popullit për denoncim të presioneve dhe kërcënimeve në numrin 0800 54321 e cila do të jetë e hapur nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Avokati i Popullit shpreh gatishmërinë për të intervernuar në kohë dhe në mënyrë efikase për të gjitha rastet e denoncimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut lidhur me votimin, ndërsa të njëjtën e pret edhe nga të gjitha organet e tjera kompetente.

Ferikan Ilazi Arifi /SHENJA/

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply