Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Mickoski në Budapest, LSDM dyshon se u takua me Gruevskin

A u takua lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me ish kryeministrin Nikolla Gruevski në Budapest? Kjo është pyetja e adresuar nga LSDM deri tek VMRO-ja opozitare, pas lajmit se Mickoski është parë në Budapest. VMRO mohon të ketë pasur takim, ndërsa pyet se kush ka urdhëruar që të ndiqet shefi i opozitës.

Në një komunikatë të tyre, partia në pushtet LSDM ka pyetur VMRO-DPMNE-në, nëse Hristian Mickoski në Budapest ka takuar Gruevskin dhe nëse nga ai ka marrë instruksione për veprime destruktive, një ditë para fushatës për zgjedhjet presidenciale.

LSDM

“VMRO-DPMNE-ja pranoi se Hristijan Mickoski një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore ka qenë në një udhëtim tranzitor përmes Budapestit. Në rast se është kthyer Mickoski duhet të përgjigjet se vallë është takuar apo jo me mentorin e tij, kriminelin e dënuar dhe të ikurin nga drejtësia Nikolla Gruevski”

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së. Ata thonë se kryetar i tyre ka qenë për vizitë private në Austri, ndërsa ka tranzituar nëpër Budapest. Por, nga VMRO-DPMNE, kërkojnë përgjigje se kush ka urdhëruar të ndiqet kryetari i tyre dhe për çfarë arsye. Sipas tyre Mickoski është ndjekur nga kushëriri i kryeministrit Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE

LSDM duhet të përgjigjet në pyetjes se e kujt është makina ‘Bentli’ me targa të Strumicës e cila e ka ndjekur liderin e opozitës? Kushe  ka drejtuar makinën dhe kush ka lëshuar urdhër që të ndiqet dhe incizohet lideri i opozitës? Cili është qëllimi dhe kush e financon këtë veprim  joligjor?

Nga VMRO-DPMNE thonë se siç afrohet koha e zgjedhjeve presidenciale ashtu edhe është rritur paniku tek partia në pushtet se do t’i humbin zgjedhjet dhe për këtë sipas tyre kanë vendosur të bëjnë veprime të tilla të dëshpëruara. Ata thonë se Mickoski ka qëndruar një ditë në Vjenë, ndërsa arsyeja e qëndrimit është për shkaqe akademike.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply