Sports

Zgjedhjet në Ukrainë, dalin rezultatet e raundit të parë – Balkanweb.com

UKRAINE

Një komedian pa përvojë politike ka fituar më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës, sipas sondazheve të para.

Volodimir Zelenskiy,  i cili ka luajtur presidentin në TV,  ka marrë 30.4% të votave, ndërsa kreu aktual Petro Poroshenko është i dyti me 17.8%. Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko duket se është eliminuar në një 14.2% të parashikuar.

Unë jam shumë i lumtur, por ky nuk është rezultati përfundimtar”, tha zoti Zelenskiy për BBC, pas rezultateve të para. Nga ana tjetër,  Poroshenko e përshkroi vendin e tij të dytë  si një “mësim të ashpër”.

Presidenti ukrainas ka kompetenca të rëndësishme mbi sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme.

(BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply