Lajme nga Bota

Zuzana Caputova zgjedhet presidentja e parë grua në Sllovaki

Sipas rezultateve paraprake, Zuzana Caputova është zgjedhur presidentja e parë grua e Sllovakisë.

Caputova, 45-vjeçare, fitoi balotazhin presidencial me më shumë se 58 për qind të votave.

Në raundin e parë, ajo mori 40 për qind të votave, ndërsa sfiduesi më i fortë i saj, kandidati i Partisë në pushtet Smer, Maros Sefçoviç, mori mbi 18 për qind.

Sllovakia u shkëput nga Republika Çeke në vitin 1993 dhe shpalli pavarësinë e saj. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply