Lajme nga Maqedonia

Apelit konfirmon, Zaev  i pafajshëm për rastin “Mit-marrja”


Gjykata e Apelit në Shkup e konfirmoi vendimin për lirimin nga akuza të kryeministrit Zoran Zaev për rastin “Mitmarrja”. Pas thuajse një viti pasi Gjykata Penale nuk gjeti faj tek kryeministri për marrjen e ryshfetit, gjykata më e lartë njoftoi se kolegët e Gjykatës Penale Shkupi 1, kishin marrë vendim të drejtë.

Gjykata e Apelit njofton se, duke vepruar ndaj lëndës penale në opinion e njohur si “Mitmarrja”, pas seancës publike, miratoi vendim me të cilin ankesa e Prokurorisë për kriminalitet të organizuar dhe korrupsion, e refuzoi si të pabazë dhe e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale Shkupi 1 – njofton Gjykata e Apelit.

E rastësishme ose jo, pikërisht sot nga Budapesti me komentim për rastin “Mitmarrja” u paraqit edhe ish kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski. Në frymën e 1 prillit, ditës së shakave, Gruevski bëri një paralele për shpejtësinë e vendimmarrjes së Gjykatës së Apelit. Për të gjykata më e lartë vendosi shpejtë, nga dashuria, nga respekti, humaniteti dhe mirësia.

Tani pas zgjedhjeve, ose nëse duan edhe pak ta mundojnë ndoshta edhe më vonë, kur t’ia japin Zaevit një aktvendim lirimi në tavolinë këta të Apelit, do ta lënë në hije edhe Kacarskën. Dhe kur ky të nervozohet me ta, kur të fillojë t’i avancojë, do të jetë kaos – u shpreh Nikolla Gruevski, ish kryeministër, i arratisur.

Zoran Zaev derisa ishte kryetar i Strumicës u akuzua se nga një biznesmen lokal ka kërkuar 160 mijë euro ryshfet për shitjen e tokës shtetërore. Në kanalin Youtube në mënyrë të mistershme u paraqit një video e bisedës në kabinetin e kryetarit të atëhershëm të Strumicës Zoran Zaev. Më 21 maj të vitit të kaluar, gjykata Penale Zaevin e liroi nga akuza. Vendimin e këtillë në gjykatën e Apelit e ankimoi Prokuroria.

Bojan Stojanovski


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply