Lajme nga Shqipëria

Basha zbulon deputetin e Shkodrës në dosjen 184: Ta ndalim krimin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pas takimit në Koplik zhvilloi edhe një takim tjetër me të rinj dhe qytetarë shkodranë, pjesa më e madhe e tyre e diplomuar jashtë shtetit. Basha foli për betejën e nisur nga opozita, e cila tha se u shkëput nga qeeria e lidhur me krimin për të mbërritur në destinacion, atë të vlerave europiane.

“Dora e zezë e krimit që është bërë njësh tash 6 vjet me dorën e një qeverie kriminale, që është në themel të kapjes së shtetit, siç e ilustron dhe Departamenti i Shtetit në raportin që sapo publikoi javën e kaluar. Është në themel të kapjes së çdo pushteti, në themel të kapjes së institucioneve, në themel të kapjes së ekonomisë, në themel të kapjes së universiteteve, dhe për të cilën jemi bashkuar si asnjëherë tjetër në 28 vite. Qytetarët e lirë shqiptarë, me shkodranët në ballë, dhe opozita politike, e cila duke djegur mandatet, refuzoi të jetë pjesë e këtij parlamenti të krimit, dhe ka vendosur t’ia kthejë edhe njëherë vendimmarrjen qytetarëve, përmes votës së lirë dhe të ndershme. Kjo është domethënia e betejës që kemi nisur, ndërsa destinacioni dihet, është destinacioni i vlerave evropiane, i vlerave të një shoqërie të lirë, ku gjithësecili të bëjë para përmes meritës, përmes aftësisë, përmes talentit, e në veçanti rinia ta ketë të sigurtë jetën, shkollimin dhe punësimin:,- tha Basha në nisje.

E për të ndalur avancimin e krimit, BasHa tha se duhet të largohen ata deputetë, emrat e të cilëve kanë dalë në dosje përgjimesh. Një i tillë tha Basha është deputet në Dukagjin. “Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë Elvis Dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”,- tha Basha.

Basha premtoi shkëputje të lidhjeve të politikës me krimin, nëse vijnë në pushtet. “Qeverisja e ardhshme do asgjësojë çdo lidhje me krimin. T’i kthejmë sigurinë qyteteve dhe lagjeve tona. Na ka marrë frika me pi kafe në Shkodër më thanë. Ky është krimi i Edi Ramës dhe banditëve me të cilët ai qeveris. Ky është një turp. Ne do t’i çojmë prapa hekurave aty ku e kanë vendin. Do t’i shembim shtyllat e sistemit që Rama ka ndërtuar. Ka vënë trarë të padukshëm që ju qytetarët të mos keni mundësi të përparoni”,- vijoi Basha.

Tre shtyllat kryesore ku do mbështetet qeverisja e djathtë, sipas Bashës janë: Shkatërrimi i monopoleve, barazia para ligjit dhe fund për binomin krim-politikë. “Do jenë bandat që do struken, jo qytetarët”,- tha kryedemokrati.

(m.a/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply