Lajme nga Shqipëria

Bashkia rikonstrukton 11 konvikte

10 konvikte në Qytetin Studenti janë rikonstrukstuar nga bashkia e Tiranë, e cila ka nisur nga puna për përmirësimin e kushteve në godinën numër 24. Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e konsideroi këtë si mbajtjen e një premtimi.

 “Tani që bëjmë bilancin dhe kriza ka kaluar, e që po numërojmë konviktin e 11-të që po rikonstruktohet, duket kollaj, por nuk do të ishim këtu nëse nuk do ishte dashamirësia, bujaria dhe solidariteti i të gjitha kompanive”.

Ashtu siç e kishte deklaruar më herët, Karta e Studentit do të jetë detyra e radhës.

 “Ligji e kërkon që secili universitet të prodhojë kartën e vet; megjithatë, duke qenë se universitetet nuk kanë qenë të aftë ta bëjnë, ne do jemi bashkia e parë e cila do të prodhojë kartën e studentëve….Do të bëjmë një prezantim dhe besoj që me mbajtjen e fjalës për kartën, me mbajtjen e fjalës për konviktet, i kemi dhënë sot një përgjigje pozitive të gjithë marrëveshjes dhe Paktit të Universitetit me studentët”.

Punimet në mjediset e brendshme të dhomave të studentëve do të vijojnë gjatë verës, kohë kur godinat janë të boshatisura.

Tv Klan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply