Lajme nga Maqedonia

Cipras: Nuk më frikësoi kostoja politike e Marrëveshjes së Prespës (Video)

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës e ka pasur koston e saj politike. Megjithatë Qeveria nuk u frikësua nga çmimi politik, për këtë çështje por edhe për shumë tjera të rëndësishme. Këtë e ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në një intervistë për MIA-n, në prag të vizitës së tij nesër në Shkup. Ai ka thënë se Marrëveshja dëshmoi se është  e mundur të zgjidhen dallimet ndërkombëtare me respektim të ndërsjellë, duke siguruar interesat e saja pa e nënçmuar palën tjetër.

Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë

“Megjithatë ka pasur çmim politik, pasi një pjesë e rëndësishme e popullit grek ka qenë seriozisht e shqetësuar për këtë çështje. Përgjegjësi e jonë- e imja dhe e Zoranit- është të tregojmë se popujt tanë mund vetëm të fitojnë nga rruga që është hapur. Poashtu, përgjegjësi e jonë është t’u përgjigjemi forcave të nacionalizimit që në botën e sotme forcohen dhe synojnë të na kthejnë në kohët e turbullta.

Duke folur për vizitën e tij në Shkup, Cipras ka thënë se do të vij me 10 ministra dhe se do të nënshkruhen disa marrëveshje në sfera të ndryshme. Ai thotë se Greqia dhe Maqedonia e Veriut patjetër të jenë partnerë dhe aleatë, dërgon porosi se Athina duhet të ketë fqinj stabil verior dhe të sigurt, ndërsa.

Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë

 “Kjo është vizitë e rëndësisë historike, e bazuar në vizion të ri strategjik për vendet tona. Greqia dhe Maqedonia e Veriut patjetër të jenë partnerë dhe aleatë. Përveç kësaj, rezultati i Marrëveshjes së Prespës nuk është vetëm zgjidhje e çështjes së emrit dhe zhbllokimi i perspektivës euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja vendosi themelet për raporte të fuqishme bilaterale që parashohin bashkëpunim në nivel ndërkombëtar, evropian dhe rajonal.

Të marten në Shkup Cipras do të jetë i shoqëruar edhe me një delegacion biznesi i përbërë nga 70 kompani.  Ciprasi, do të pritet me nderime të larta shtetërore në pllajën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të kenë takim bilateral dhe më pas edhe konferencë të përbashkët për shtyp në Qeveri. Do të mbahet edhe seancë ndërqeveritare. Është paraparë që kryeministri grek të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Enis Murtezi /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply